E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cannavaro: Çdokush mund ta mposhtë Realin

Mbrojtësi i Real Madridit, Fabio Cannavaro, thotë se ekipi ka dështuar të përballet me vargun e lëndimeve me të cilin shoqërohet. "Unë jam i interesuar të mund t'i rikthejmë lojtarët e lënduar. Nëse rikthejmë secilin mund ta mposhtim cilindo ekip. Me dhjetë mungesa, në këtë periudhë mund të humbasim nga çdokush", ka thënë mbrojtësi italian. Cannavaro së fundi ka thënë edhe se nuk do të ngutet të marrë vendime për të ardhmen e tij, edhe pse kontrate e tij skadon në fund të sezonit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›