Berisha, uron Krishtlindjet dhe apelon për mirëkuptim

Kryeministri Sali Berisha uroi të gjithë besimtarët e krishterë për Festën e Krishtlindjeve.Gjatë një vizite në selinë e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, kryeministri Berisha tha mbas takimit me Kryepeshkopin e Kishës Ortodokse-Autoqefale, Anastasios Janullatos, se "sot është një ditë e madhe, në të cilën une dua tiu përcjell urimet më vëllazërore dhe të perzemërta të gjithe besimtarëve të krishterë". Këtë ditë të lindjes së Krishtit, të lindjes së përjetësisë, të shpresës, forcës së pashtershme shiprterore të njeriut, uroj të gjithë besimtarët shqiptarë, qe kanë në besimin tek Zoti, motivin më të madh të përpjekjeve, të sakrificave, të tyre, per veten familjen vendin e shoqerine ne teresi, u shpreh Berisha."Ne,vijoi ai- i kremtojmë sot Krishtlindjet më të lirë se kurrë, i kremtojmë ato me dinjitet më të madh se kurrë. Kosova u bë e pavarur, pra kemi aresye te falenderojme Zotin për këto Krishtlindje. Kjo është një ditë mirëkuptimi, ndaj dhe dua të apeloj për mirekuptim, perfundoi Kryeministri Berisha, deklaratën e tij për mediat.