E Hënë, 2 Nëntor 2026

Çano informon përfaqësuesit e AFD-së mbi projektet zhvillimore

TIRANË, 3 shtator/ATSH/ Drejtoresha e Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, Eridana Çano zhvilloi sot një takim informues me përfaqësues të Agjencisë Franceze për Zhvillim (AFD).

Gjatë takimit u diskutua statusi aktual i zbatimit të projekteve, fushat e ardhshme me interes të përbashkët për bashkëpunim, si dhe u shënua 5-vjetori i angazhimit të AFD-së në Shqipëri.

Drejtori i AFD-së për Ballkanin Perëndimor, Arnaud Dauphin, shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e ngushtë dhe mbështetjen e vazhdueshme.

Përfaqësuesit e AFD-së shprehën interes për një sërë projektesh zhvillimore në fusha të ndryshme, si infrastruktura, siguria e digave, zhvillimi i turizmit, energjetika, transporti hekurudhor, si dhe përmirësimi i shërbimeve sociale.

Në përmbyllje, Çano, theksoi rëndësinë e vijimit të bashkëpunimit dhe realizimit të projekteve në përputhje të plotë me institucionet përgjegjëse.

1 nga 9

/m.m/r.e//a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›