Shqipëri-Francë: Forcohet bashkëpunimi doganor

TIRANË, 3 shtator/ATSH/ Drejtori i përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli zhvilloi sot një takim pune me atasheun doganor pranë ambasadës së Francës për Europën Juglindore dhe rajonin e Ballkanit, Hugues Chevalier, si dhe me zëvendësin e tij, Benjamin Offroy.
Gjatë takimit u diskutua mbi përpjekjet e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave për të përmbushur detyrimet në kuadër të Kapitullit 29 – “Bashkimi Doganor”, si një hap i rëndësishëm drejt integrimit europian.
Përfaqësuesit francezë shprehën gatishmërinë e Doganës franceze për të ndihmuar në fusha kyçe si: kontrolli i anijeve, hetimi doganor, analiza e riskut dhe menaxhimi i informacionit.
“Takimi u zhvillua në një frymë bashkëpunimi dhe konfirmoi vullnetin e përbashkët për të forcuar marrëdhëniet mes dy administratave doganore, duke kontribuar kështu në rrugëtimin europian të Shqipërisë”, bëri të ditur kreu i DPD-së, Genti Gazheli.
1 nga 3/a.f//r.e/