Uniforma e policisë, debat Nishani-Bizhga
Ministri i brendshëm Bujar Nishani ka deklaruar se procedurat e tenderimit për uniformën e policisë kanë qënë në përputhje me standartet e kërkuara.
I thirrur në interpelancë nga deputeti i PS-së Gazmend Bizhga, ministri Nishani ka sqaruar mënyrën e tenderimit për këtë uniform dhe për rrugën ligjore që është ndjekur.
Ai theksoi se tenderi ka qënë konkurues ndërsa ka shtuar se uniformat sigurojnë një performancë dinjitoze për policinë e shtetit.
Ndërkohë deputeti i PS-së Bizhga ka theksuar se tenderi për uniformat e policisë ka dështuar duke djegur kështu edhe fondet disa miliardëshe.