Serbët akuzojnë: ROSU ka shtënë mbi ne

Serbët në veri akuzojnë njësinë speciale ROSU për incidentin e mbrëmshëm në veri të Kosovës, ku si pasojë, tre serbë u plagosën, ndërkohë njëri prej tyre ndërroi jetë.
Kryetari ilegal i Komunës ilegale të Mitrovicës, Krastimir Pantiç ka akuzuar direkt ROSU-n për sulmin mbi serbët. “Të gjithë e dinë se pjesëtarët e njësisë ROSU kanë qëlluar drejt serbëve por të gjithë heshtin”, ka thënë ai.
Pantiç ka kërcënuar se serbët do t`i ndërpresin raportet me misionin e KFOR-it.
Nga ana tjetër, zëdhënësi i Policisë, Besim Hoti ka thënë se ende nuk ka asnjë të dyshuar për rastin. Ai ka thënë se janë bastisur gjashtë shtëpi.