Capello: Messi-Neymar, nuk do ti ndalë kush

Fabio Capello në rolin e një analisti ka folur për pritjet në edicionin e ri në futbollin evropian. Capello ka analizuar situatën te Bayerni, dyshen Messi-Neymar dhe Realin e Ancelottit.
"Guardiola nuk do të bëjë ndryshime rrënjësore te Bayerni. E tëra që ai do të ndryshoj është stilin e lojës me pasime të shumta. Për dyshen Messi-Neymar fjalët do të jenë të pakta. Mendoj se ata do të jenë të pandalshëm, do të shënojnë rekord golash dhe do të jetë vëshirë për ti ndalur. Ardhja e Ancelottit te Reali mendoj se do të sjellë ndryshime pozitive. Ai është një trajner i zgjuar dhe i duhuri për të pasuar Mourinhon" deklaroi Capello./Indeksonline/