E Shtunë, 31 Tetor 2026

Capello Milan favorit per titullin

Milan është skuadra e duhur për Cassano-n dhe kuqezinjtë janë ekipi favorit për fitimin e titullit kampion në Serinë A.

Kështu është shprehur Fabio Capello, trajneri italian i kombëtares angleze.

“Cassano është një lojtar i shkëlqyer dhe ambienti i Milanit është fantastik, por kërkon shumë përkushtim dhe sakrifica”, deklaroi Capello për Sky Sport 24.

Sipas Capello, Milan është ekipi i duhur për barezin sepse “ka një stil të vetin dhe është një skuadër me mentalitet dhe traditë”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›