Midtjylland deklasoi Prishtinën

Klubi kosovar i hendbollit, Prishtina, në konkurrencën e femrave, të shtunën është mposhtur në Danimarkë nga Midtjylland, me rezultat shumë të thellë, 33-15.
Vendëset e kryen punën qysh në pjesën e parë, të cilën e përfunduan me rezultat 17:8. Kjo ishte ndeshja e parë që Prishtina e zhvilloi ndaj Midtjylland, në kuadër të rrethit të tretë të Kupës së fituesve të Kupave të Evropës.
Me këtë fitore, Midtjylland thuajse ka siguruar kualifikimin, sepse Prishtina do ta ketë shumë vështirë ta përmbysë këtë avantazh të danezeve në ndeshjen e kthimit.
Takimi kthyes do të zhvillohet në kryeqytetin kosovar më 7 nëntor.