Capo i dhuron fitoren Partizanit

Partizani duket një tjetër formacion në Kupën e Shqipërisë, në ndrysh nga ai në kampionat, ku renditet i fundit pas 13 javëve të zhvilluara. 15-herë fituesit e kupës fituan në Burrel me rezultatin e ngushtë 1-0, në një ndeshje të shoqëruar gjatë gjithë takimin nga shiu i dendur dhe mjegulla. Golin e vetëm për rekordmenët e shënoi sulmuesi i talentuar 21-vjeçar Arbër Capo në minutën e 54-t. Ndeshja e kthimit do të zhvillohet, më 17 dhjetor 2008, por të kuqtë duken se kanë hedhur një hap të madh drejt çerekfinaleve. Në turin e parë, Partizani eliminoi Tepelenën, teksa në transfertë fitoi 5-1, ndërkohë që në ndeshjen e kthimit tepelenasit nuk u paraqitën në kryeqytet.
KUPA E SHQIPËRISË
TURI I DYTË
GRUPI A
Skënderbeu-Dinamo 1-0
Shënues: Shkëmbi 13’
Kastrioti-Besa 1-2
Shënues: Roshi 77’ /Mancaku 31’, Kuli 79’ (11-m)
Apolonia-Shkumbini 0-0
Teuta-Vllaznia (e shtyrë)
GRUPI B
Burreli-Partizani 0-1
Shënues: Capo 54’
Besëlidhja-Elbasani (e shtyrë)
Lushnja-Tirana 1-4
Shënues: Çela 45’ / Memelli 47’, Memelli 58’, Muzaka 68’, Sorra 91’
Bylis-Flamurtari (e shtyrë)
E Merkure, 03 Dhjetor 2008