E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cardinale do të bëjë film me Fllokon

Nga Express më 02 shtator 2011 në ora 08:37

Claudia Cardinale do të luajë në një film me aktorin shqiptar, Timo Flloko. Ka qenë vetë Cardinale ajo që e ka konfirmuar lajmin për ‘Gazetën Shqiptare’. "Unë do të luaj një film me Timo Fllokon", tha ajo në Tiranë.

Kur u pyet aktori shqiptar për këtë gjë, ai tha:
"Pse nuk e besoni?! E tha Claudia, po ju them edhe unë. Do të xhirojmë një film".

Megjithatë, asnjëri nuk dha detaje për bashkëpunimin e tyre, që duket se është në plan të ndodhë në një të ardhme të afërt.

Pak para se të drekonin bashkë me drejtoreshën artistike të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Durrës, Anila Varfin, e aktori shqiptar, Timo Flloko, shtoi edhe diçka tjetër:

"Ajo është dashuria ime e parë!" Kjo gjë i rikthen sërish buzëqeshjen Cardinales, e cila menjëherë i drejtohet Fllokos me fjalët: "Tani po e tepron". Por Flloko këmbëngul në të tijën dhe e mbyll bisedën me fjalët: "E kush s’do të dashurohej në Claudia Cardinalen!"

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›