E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita Von Tesse në 3D

Nga Express më 02 shtator 2011 në ora 08:36

Mbretëresha e burleskës, Dita Von Teese, do të luajë në realizimin e ri 3D të shtëpisë filmike Lionsgate.

Von Teese do të luaj në filmin triler “Nurse” (Motra Medicinale) , bashkë me yjet e filmit dhe të serialit “Muzikali i Shkollës së mesme” dhe të “30 Rock”, Corbin Bleu dhe Katrina Bowden.

Ky do të jetë projekti i parë filmik i Von Teese. para filmit “Nurse” ish e fejuara e këngëtarit Marilyn Manson është paraqitur vetëm në një episod të serialit “Vendi i Krimit: Las Vegas”.

Sipas studios Lionsgate, 3D trileri psiko-seksual është inspiruar nga fotografi zyrtarit kryesor të marketingut të kompanisë, Tim Palen.

"Gjatë ditës Abby Russell është një motër e përkushtuar medicinale, të cilës nuk do të hezitonit t’ia besonit jetën. Por, gjatë natës, fillon puna e saj e vërtetë... duke përdorur seksualitetin e saj ajo josh meshkujt me prirje për mashtrim drejt vdekjes, duke i zbuluar se çfarë janë ata. Kur një motër e re medicinale fillon të dyshojë në veprimet e Abby’t dhe të përpilojë një plan veprimi, Abby’t i duhet të gjejë një mënyrë për ta mashtruar atë aq gjatë sa duhet, derisa të mos e sjellë mashtruesin - që më së paku do të pritni, para drejtësisë”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›