Carey i bashkohet X Factor
Nga Express më 19 prill 2011 në ora 12:36
Mariah Carey ka zgjedhur t’i bashkohet versionit amerikan të X Factor.
Këngëtarja 41 vjeçare – e cila do të lind dy binjakë në javët në vazhdim me burrin e saj Nick Cannon – do të ketë rolin e saj në emisionin që kërkon yjet të rinj të muzikës pop, ka lajmëruar shefi këtij emisioni Simon Cowell, por nuk ka treguar më shumë se cili do të jetë roli i saj.
“Mendoj se Mariah do të ketë rolin e saj në emisionet që do të transmetohen drejtpërdrejt”, ka thënë Simon, i cili ka shprehur entuziazëm për arritjen e marrëveshjes me Mariah.