E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mësoni anglisht duke bërtitur

Për ta dhënë testin e gjuhës angleze, kinezi Li Yang u detyrua t’i mësonte fjalët e panjohura duke bërtitur. E kuptoi se në këtë mënyrë i mban mend më lehtë dhe hapi shkollën ku mëson anglishten – duke bërtitur, shkruan Oddity Central.

Kreatori i këtij programi të pazakontë mësimi Li Yang thotë se mënyra tradicionale e mësimit është e ngadaltë dhe nuk jep rezultate. Ai thotë se duke bërtitur sa herë përmendet një fjalë e re mësohet më lehtë.

Shumica e kritikojnë pasi britma në rrugë bie ndesh me traditat kineze. Li megjithatë nuk heqë dorë nga ideja e tij dhe në vitet e fundit ua ka mësuar anglishten dhjetëra milionë njerëzve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›