S’i beson martesës
Këngëtarja që do të përfaqësojë shqiptarët në “Eurovizion”, gjatë një interviste në emisionin Prive, ka thënë se nuk i beson martesës.
“A besoj në martesë? Nuk besoj”, ka thënë ajo gjatë kësaj interviste, që nuk zgjat më shumë se 60 sekonda.
Ajo ka treguar edhe për dëshirën e saj për të vozitur motorë, por ka thënë se nuk mund ta bëjë këtë pasi që ka frikë.
“Do të dëshiroja të ngisja motorin, por kam frikë”, ka thënë ajo.
Këngëtarja ka folur edhe për deponimin e parave të saj në bankë, por ka thënë se varet sa do të ishin ato që ajo t’i depononte, përderisa ka shtuar se kurrë nuk do të shkonte në shtrat me dikë vetëm për të arritur famë.
Ndryshe, Gaçe ka realizuar edhe spotin e këngës “Kënga e ime”, përderisa nga disa media gjermane është konsideruar favorit, por jo edhe nga bastoret, të cilat vënë kuota për fituesit e mundshëm të festivalit. Ajo ka qenë edhe në Kosovë, ku ka kërkuar votën e kosovarëve gjatë konkurrimit të saj në këtë festival. (telegrafi)