E Shtunë, 31 Tetor 2026

Carla Bruni nudo ne cante, kerkon demshperblim

Zonja e pare e Frances, Carla Bruni, nuk e ka gelltitur dot idene e shtepise se modes, Pardon, per te nxjerre ne shitje nje cante, qe kishte te stampuar nje foto te saj nudo.

Ish-modelja shpreson qe canta me foton bardh e zi te hiqet nga qarkullimi, ndersa i kerkon 125 mije euro shtepise per demin e shkaktuar, para qe do t’i jape per bamiresi.

Avokati i Bruni, Thierry Herdog, tha se canta eshte nje tjeter fyerje per zonjen Sarkozy. Canta ka dale ne shitje ne fillim te muajit dhe eshte shitur per 3 euro ose u eshte ofruar klienteve qe do te shpenzonin 5 euro.  

Fotoja u realizua nga Michel Comte ne 1993 dhe u shit ne nje ankand ne Londer per nje cmim rekord.

Pronari i shtepise se modes Peter Mertes, e ka justifikuar perdorimin e imazhit me faktin se Bruni eshte nje grua publike.

Vitin e kaluar e njejta shoqeri kishte nxjerre ne shitje te brendshme me foton e Madonnes.  

Gjykata e komunes Saint-Denis, do te shprehet per kete ceshtje javen e ardhshme.  



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›