E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes modelja e viteve 50, Bettie Page

Bettie Page, nje nga modelet e para amerikane dhe me te famshme te viteve ‘50, eshte ndare nga jeta ne Los Anxhelos ne moshen 85- vjecare.

Fotot e saj provokative, shumica ne bikini, e kthyen ate nje nje figure kult dhe nje nga modelet e para, qe pozoi per revisten Playboy.

Bettie Page ishte nga ato femra, qe i hapen rruge revolucionit seksual ne vitet ’60. Sekretarja qe u be modele, u shtrua muajin e kaluar ne spital, pasi vuante nga pneumonia.

Ajo pesoi atak kardiak javen e kaluar dhe gjendja e saj nuk u permiresua me.

Agjenti i saj Mark Roesler shkroi ne nje komunikate se njoftonte me keqardhje vdekjen e Page, qe u shnderrua ne imagjinaten e nje brezi me shpirtin e lire dhe sensualitetit. “Ajo ishte misherim i bukurise”, shkruan agjenti.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›