Nevrik si shqiptarët
Si pikë të përbashkët me shqiptarët ka gjetur kuzhinën tradicionale dhe natyrën nevrike. Sahap Cuneyt Unsal, i njohur si bariton me origjinë turke, është një ndër të ftuarit e premierës absolute të Giacomo Pucini me regji dhe skenografi të Nikolin Gurakuqit.
Premiera e Pucinit “Triptiku”, nisur qysh më datë 7 dhjetor, duke vazhduar deri në mbrëmjen e sotme, ka ngjitur në skenë artistin turk në një nga rolet protagoniste në aktin e tretë të shfaqjes, atë të Mikeles. Është personazhi që aq sa ushqen dashuri, aq edhe jetë i jep edhe urrejtjes për tradhtinë, dhe poshtërimin e saj, ndjenja që e nxit atë në shfrenimin e dhunës, deri në ekstremizëm
Nevrik si shqiptarët
Intervistoi: Suela Furriku
Si pikë të përbashkët me shqiptarët ka gjetur kuzhinën tradicionale dhe natyrën nevrike. “Kur kam ardhur këtu kam gjetur diçka shumë interesante, të ngjashme me vendin tim, kam gjetur kuzhinën turke të pasur”, duke shtuar se “të përbashkët kam gjetur edhe qëndrimin, nevrikosjen e menjëhershme, pasi edhe ne të tillë jemi në jetën tonë të përditshme”. Sahap Cuneyt Unsal, i njohur si bariton me origjinë turke, është një ndër të ftuarit e premierës absolute të Giacomo Pucini me regji dhe skenografi të Nikolin Gurakuqit. Premiera e Pucinit “Triptiku”, nisur qysh më datë 7 dhjetor, duke vazhduar deri në mbrëmjen e sotme, ka ngjitur në skenë artistin turk në një nga rolet protagoniste në aktin e tretë të shfaqjes, atë të Mikeles. Është personazhi që aq sa ushqen dashuri, aq edhe jetë i jep edhe urrejtjes për tradhtinë, dhe poshtërimin e saj, ndjenja që e nxit atë në shfrenimin e dhunës, deri në ekstremizëm. I qetë dhe tepër i prerë, artisti që “rastësisht” vjen në skenë tonë, Sahap Cuneyt Unsal, shpjegon eksperiencën e tij të parë në Shqipëri dhe Teatrin e Operës.
Keni një ndër rolet protagoniste në premierën absolute “Triptik”, si jeni ndjerë gjatë shfaqjes së parë?
Sigurisht jam ndjerë shumë mirë, edhe për faktin se ishte hera e parë që vij në Shqipëri, si dhe në interpretimin e këtij roli në këtë shfaqje. Roli im ishte Mikele, i cili e dashuron shumë bashkëshorten e tij, por ajo nuk e do, e në këtë mënyrë ajo e tradhton me një tjetër burrë. Kështu nga xhelozia, ai detyrohet që të bëjë një vrasje të paramenduar, pikërisht të burrit me të cilin e tradhtonte e shoqja. Ishte një rol për të cilin kemi punuar shumë me artistët shqiptarë për një kohë të gjatë dhe kam parë që edhe niveli i tyre është shumë i arrirë. Siç dihet, tashmë edhe premiera e operës “Triptik” u dha, dhe mendoj se ishte një shfaqje shumë e mirë dhe e suksesshme, pasi unë e shikoj publikun shqiptar shumë mirëpritës në këtë aspekt. Në fakt, edhe pse kam pasur një karrierë të gjatë në Itali, jam me origjinë turke. Jetoj në Itali, por kur kam ardhur këtu kam gjetur diçka shumë interesante dhe të ngjashme me vendin tim, kam gjetur kuzhinën turke të pasur me byrek, pilaf, qofte etj. Pas këtyre ditëve, unë do të jem edhe për tri shfaqjet e tjera.
Çfarë do të thotë ky rol për ju?
Ky ishte një rol negativ në këtë premierë, por në të vërtetë unë nuk jam i tillë, një person që rrezaton frymë negative. Ndërkohë që sa i përket anës vokale unë e debutoja shumë mirë dhe në të njëjtën kohë më pëlqente, e kjo gjë ndodhi pikërisht këtu, në Teatrin e Operës dhe Baletit.
Si jeni ndjerë përkrah artistëve shqiptarë?
Janë këngëtarë shumë të mirë dhe më bën përshtypje se zërat e tyre janë të ngrohtë dhe mesdhetarë. Meqenëse edhe në pozicionin gjeografik, meqë jemi shumë afër me njëri-tjetrin kemi edhe një kulturë të ngjashme. Për këtë unë kam lidhur shumë miqësi me ta.
Çfarë keni gjetur të përbashkët me ta?
Të përbashkët kam gjetur qëndrimin, nevrikosjen e menjëhershme, pasi edhe ne të tillë jemi në jetën tonë të përditshme. Mund të priten shumë gjëra kur jemi në këtë gjendje, por edhe shqiptarët janë kështu.
Si e vlerësoni artin klasik në Shqipëri?
E vlerësoj shumë artin tuaj klasik, sepse ka një nivel të lartë. Kam dalë në këtë përfundim, sepse një gjë të tillë e kam krahasuar me pjesëmarrjen dhe interesimin e publikut shqiptarë gjatë premierës së “Triptik”. Salla ishte e mbushur plot dhe kjo tregon se ata e vlerësojnë këtë lloj arti dhe si rrjedhim edhe për mua është një kënaqësi të jem pjesë e tij, këtu në Shqipëri. Jam i mendimit se në evenimente të tilla duhet të jesh shumë i kujdesshëm në të kënduar, sepse pothuajse të gjithë shqiptarët e kuptojnë gjuhën italiane dhe e kuptojnë mirë gjuhën e operës.
Çfarë dinit më parë për operën shqiptare?
Unë njoh shumë këngëtarë, si Inva Mula, e njohur në shumë skena të ndryshme të botës, Saimir Pirgu, një tenor po ashtu me nivel të lartë profesionalizmi, e shumë të tjerë që këndojnë edhe në teatrot italiane i njoh dhe më pëlqejnë mbi të gjitha.
Ju thjesht i njihni, apo keni pasur ndonjëherë edhe bashkëpunime?
Jo, ata unë thjesht i njoh dhe i kam dëgjuar dhe është hera e parë që unë vij në Shqipëri ku dhe bashkëpunoj me shqiptarët. Por shpresoj që të vij sërish për bashkëpunime të tjera dhe për këtë unë parashikoj edhe një tjetër projekt pasardhës në TKOB. Nuk po flas për të, pasi dua ta lë surprizë.
Si i vlerësoni bashkëpunimet nëpërmjet skenave të kombeve të ndryshme?
Në Itali, pikërisht aty ku unë jetoj funksionon një tjetër sistem, në ndryshim nga Shqipëria. Atje ka më shumë opera private, ndërsa unë vij nga një teatër stabël i Izmirit në Turqi. Këtu, kam vënë re që ka disa avantazhe si prezenca e pianistëve shumë të mirë dhe këngëtarët mund të këndojnë me shumë qetësi. Gjithashtu, një tjetër avantazh është se mund të bësh prova me orkestrën disa herë, gjë që në Itali nuk ndodh shpesh. Pastaj vjen edhe rezultati i natës finale nëpërmjet regjisorit Nikolin Gurakuqi, i cili për mua ishte një sukses. Ishte një spektakël i madh me shumë pak para.
Deri tani më treguat avantazhet, a mund të na vini në dukje disa nga defektet që vutë re?
Edhe në operën kombëtare shqiptare, ashtu si në çdo skenë tjetër nuk i shmanget dot ndonjë defekti të paparashikueshëm. Është zhurma që mund të bëhet ndonjëherë gjatë shfaqjes, ku njerëzit flasin, e flasin dhe mund të të krijojnë ndonjë shqetësim të vogël.
Sa ndikoi kjo zhurmë tek ju?
Jo, tek unë nuk ndikoi aspak, sepse unë jam turk dhe mund të them se jam ambientuar me këto lloje mënyrash, por në qoftë se do të isha me prejardhje italiane, ndoshta edhe mund të ndikonte.
A mund të na flisni pak për propozimin e këtij roli, si erdhi tek ju?
Roli i Mikeless në këtë shfaqje ishte një rastësi, sepse baritoni që ishte menduar se do të interpretonte këtë pjesë, ishte i sëmurë dhe rrjedhimisht propozimi erdhi tek unë. Unë nuk njihja asnjë notë për nga pjesa që do të luaja më parë, dhe kur kam mbërritur këtu kam punuar me pianisten Donika. Ajo është një pianiste e mrekullueshme dhe e talentuar, dhe pas një bashkëpunimi arritëm që unë të mësoja pjesën time vetëm për dy ditë.
Sa e vështirë ishte kjo pjesë në këto kushte?
Ishte shumë e vështirë, por unë jam përpjekur maksimalisht. Kam studiuar dy ditë dhe dy net rresht dhe kam pasur mundësinë dhe mbështetjen gjithashtu të punoja edhe me disa nga anëtarët e shfaqjes, e sa i përket anës muzikore, duke studiuar së bashku. Kjo gjë më ka ndihmuar goxha.
Si e trajtoni një rol?
Ky rol është i vjetër dhe ka një moshë qindravjeçare. Unë nuk kërkoj që të interpretoj si një i vjetër, pasi më duket e pabesueshme, por mundem të luaj rolin e një moshe pak më të besueshme.
Si lidhet shpirti juaj me muzikën klasike?
Operën unë e kam shndërruar në një pjesë timen, tashmë dhe shpirti im është i lidhur ngushtë me muzikën operistike. Nuk e imagjinoj dot veten time pa praninë e skenës operistike.
Është hera e parë që vini këtu. Ju pëlqen Tirana?
Po më pëlqen, sidomos kuzhina juaj, nata është shumë e bukur dhe e ndriçuar. Por e vetmja gjë që nuk më pëlqeu është veprimtaria e komunës, pasi ka shumë mbeturina.