Carla Del Ponte do të hetojë krimet e luftës në Siri

Anëtare e Panelit të Kombeve të Bashkuara, i cili meret me hetimin e krimeve të luftës në Siri, është emëruar ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Carla Del Ponte.
Paneli mbledh prova për procese gjyqësore, të cilat në të ardhmen mund të ngrihen kundër të dyshuarve për krime në konfliktin ndërmjet trupave të presidentit Bashar al-Assad dhe forcave opozitare.
Këshilli për të Drejta të Njeriut i OKB-së përvec Del Pontes,ka emëruar të premten anëtar të panelit edhe Vitit Muntarbhorn, profesor tajlandez, i cili ka hetuar të drejtat humane në Korenë e Veriut.
Carla Del Ponte pat nxitur reagimin e liderëve kosovarë kur ka folur për "trafikimin e organeve të të rrëmbyerve serbë të Kosovës".