E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbulimi i fytyrës, Zvicra lejon përdorimin e burkës

Veshja e burkave dhe mbulimi i fytyrës në publik për arsye fetare duket se nuk paraqet problem për jetën e përditshme të myslimanëve në Zvicër. Kërkesa e kantonit Argau që në Zvicër të ndalohet veshja e burkes duket se është hedhur poshtë nga Dhoma e Ulët e Parlamentit zviceran, raporton AFP.
 

Duke shpjeguar vendimin e Parlamentit, deputeti Igo Hiltpold, nga Partia Liberal-Demokrate e Zvicrës, ka thënë se burka nuk është problem në këtë vend.
 

"Veshja e burkës për arsye fetare nuk paraqet problem në jetën e përditshme, pasi kjo praktikë nuk është aq e zakonshme në komunitetin mysliman të Zvicrës", ka thënë Hiltpold.
 

Sipas tij, ndalesa e burkës do të ishte masë ekstreme, e cila do të mund të ndikonte negativisht te turistët myslimanë që vizitojnë Zvicrën.
Dhoma e njëjtë e njëjtë e parlamentit ka votuar para një viti ndalesën e ngjashme, por përmbysja e vendimit ka ardhur nga Dhoma e Lartë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›