Kosovë,arrestohet i shumëkërkuari Enver Sekiraça

Është arrestuar njeriu më i kërkuar në Kosovë, Enver Sekiraça. Ai akuzohet edhe për vrasjen e policit të Njësisë së Speciale, Triumf Riza. Mediat kosovare kanë raportuar se Sekiraça është arrestuar sot rreth orës 15:30.
“Enver Sekiraça është në duart e policisë”, ka thënë një zyrtar i lartë policor në kusht anonimiteti.
Më herët për Sekiraçën ka pasur njoftime se ndodhet në Republikën e Irlandës, ndërkohë para disa ditësh pati dështuar një aksion i policisë për ta arrestuar atë në Prishtinë. Sekiraça akuzohet edhe për vepra të tjera penale.