Carola Mller- Holtkemper Te gjeje vend racionaliteti dhe fryma konstruktive

DW Znj. Ambasadore si do ta pershkruanit situaten aktuale politike ne Shqiperi
Carola Muumlller- Holtkemper Nje aspekt pozitiv qe do te desheroja ta vija ne dukje eshte qe pavaresisht nga fushata zgjedhore e polarizuar dita e zgjedhjeve lokale te 8 majit kaloi mjaft mire. Procesi elektoral nuk ka perfunduar ai ende vazhdon. Varet nga institucionet shqiptare dhe po theksoj institucionet shqiptare te sigurojne qe apelimet ne Kolegjin Zgjedhor te trajtohen ne nje menyre te ndershme transparente dhe ne perputhje te plote me legjislacionin shqiptar.
DW A mund te thoni Znj. Ambasadore mendimin tuaj lidhur me arsyet apo shkaqet qe gjeneruan tensione politike pas dites se zgjedhjeve protesta te opozites deri ne paralajmerim e saj per te mos njohur institucionet dhe per te drejtuar ate qe opozita e quan mosbindje civile
Carola Muumlller- Holtkemper Po eshte per te ardhur keq qe niveli i larte i tensionit dhe i polarizimit te shoqerise ne Shqiperi vazhdon ende. Kjo ndodh kryesisht per shkak te paqartesive ne kuadrin ligjor. Natyrisht edhe diferenca shume e vogel ne vota per palen fituese ne nje menyre ose ne nje tjeter ka rolin e vet ne kete situate. Gjithsesi ne nje demokraci ndryshimi nuk eshte vetem dica normale ndryshimi eshte thelbi i procesit demokratik.
DW Cfare veprimi apo nisme do te shenonte piken e ktheses drejt normalizimit te situates se tensionuar
Carola Muumlller- Holtkemper Eumlshte e rendesishme qe ne fund te gjitha palet te pranojne rezultatin e zgjedhjeve. Qe kjo te ndodhe eshte e nevojshme te ndiqen ne menyre transparente dhe te ndershme procedurat qe percakton Kodi Elektoral. Ceshtjet qe nuk mbulohen ne menyre te qarte nga kodi Elektoral duhet te zgjidhen ne frymen e dialogut dhe te konsensusit. Gjate gjithe procesit duhet te mbizoteroje qetesia pasi dhuna eshte krejtesisht e papranueshme.
DW Faktori nderkombetar i pranishem ne Tirane po ndjek dhe asiston intensivisht procesin zgjedhor. A mendoni se nje keshilltar i pavarur nga jashte vendit per ceshtjet e debatuara lidhur me vendimin e KQZ- se per rezultatin zyrtar ne Tirane per Kryetarin e Bashkise do te mund te ndihmonte qe apelimi i opozites kunder ketij vendimi ne Kolegjin Zgjedhor te jete transparent dhe i pavarur
Carola Muumlller- Holtkemper Ne parim kryerja e zgjedhjeve eshte para se gjithash pergjegjesi e institucioneve shqiptare. Aftesia per te zhvilluar zgjedhje ku rezultati pranohet ne pergjithesi tregon pjekurine e institucioneve politike. Natyrisht kjo nuk perjashton dhe nuk pengon te kerkuarit e nje keshille nga jashte. Komuniteti nderkombetar ka qene shume i pranishem ne keto zgjedhje dhe ne kete prani edhe Gjermania ka kontributin e saj duke derguar vezhgues afatshkurter dhe afatgjate por ne fund te fundit zgjedhjet duhet te jene nje proces i shqiptareve.
DW Znj. Ambasadore ne nje mesazh ne fillim te kesaj jave Catherine Ashton dhe Stefan Fuumlle i bejne thirrje politikaneve te Tiranes te vene interesat e Shqiperise dhe te vazhdimit te procesit te integrimit europian mbi interesat e partive. Nje mesazh ky jo i ri i drejtuar atyre shpesh dhe me kembengulje nga BE. Sipas jush pse politikanet e Tiranes deri tani nuk e kane marre plotesisht ne konsiderate kete mesazh
Carola Muumlller- Holtkemper Dalja nga bllokimi qe ende po vazhdon eshte ne interes te vendit dhe duhet te jete synimi kryesor i te gjitha paleve pra i te gjitha partive politike. Natyrisht qe nuk na takon ne te huajve te interpretojme qellimet e aktoreve politike ne Shqiperi.
DW Cfare mendoni per zbatimin nga ana e BE ne situaten aktuale te Shqiperise te parimit te njohur si parimi i kushtezimit ndaj vendeve qe aspirojne anetaresimin
Carola Muumlller- Holtkemper Kemi kriteret e Kopenhages qe zbatohen per te gjithe vendet potencialisht kandidate per anetaresim ne BE. Dhe ato zbatohen ne menyre te barabarte per te gjitha vendet qe desherojne te marrin statusin e vendeve kandidate per anetaresim. Ne kete drejtim bllokimi politik qe po vazhdon ne Shqiperi demton imazhin e saj ne Europe. Shqiperia nuk mund te perballoje zvarritjen ne kete process. Angazhimet dhe detyrat qe Shqiperia duhet te plotesoje ne rrugen e saj te integrimit ne BE jane shume te medha dhe te rendesishme per te lejuar qe ky bllokim politik te vazhdoje. Ne Tetor BE do te publikoje Progres Raportin per Shqiperine dhe nese situata e tanishme vazhdon atehere eshte e dyshimte nese ky raport do te tregoje permiresime thelbesore. Le te shpresojme qe do te gjeje vend racionaliteti dhe fryma konstruktive.
Autor Ani Ruci
Redaktoi Lindita Arapi