E Diel, 1 Nëntor 2026

Gati per zgjedhje te lira Autoritetet maqedonase me angazhim maksimal para 5 Qershorit

Ministria e Puneve te Brendshme te Maqedonise ka krijuar shtabin e posacem per te ndjekur nga afer zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Sipas ministres Gordana Jankullovska ky shtab do te jete pergjegjes per pergatitjet dhe realizimin e te gjitha aktiviteteve te lidhura me sigurimin e zgjedhjeve te lira dhe demokratike . Nuk guxojme te lejojme as nje kercenimte se drejtes te votimit apo uzurpimin e vullnetit te qytetareve per ti penguar ata qe ne diten e votimit te shprehin lirshem bindjen e tyre thote ministrja Gordana Jankullovska.

Policia ne angazhim te plote

Ministria e Puneve te Brendshme ne bashkepunim me misionin e OSBE-se ne Shkup eshte ne perfundim e siper te trajnimit te policise qe ka te beje me qendrimin e tyre gjate zgjedhjeve. Kjo eshte hera e pare qe ne Maqedoni pjesetaret e policise kane nje trajnim te vecante per menyren e sjelljes gjate fushates zgjedhore edhe ne diten e zgjedhjeve.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Gordana Jankulovska djathtas me ministrin e Brendshem te Kosoves Bajram Rexhepi

Ne diten e zgjedhjeve do te angazhohen rreth 7 mije police. Dikasteri i policise do te beje cmos qe zgjedhjet te jene te ndershme dhe demokratike shprehet Jankullovska. Dua te percjell nje mesazh te qarte dhuna nuk do te tolerohet dhe nuk do te lejojme qe dikush ta pengoje shprehjen e lire te qytetarit me 5 qershor. Nuk do ti leme te flene te qete dhunuesit dhe nuk do te lejojme te krijohet atmosfere frike per qytetaret.

Denime per ata qe ushtrojne presion ndaj votuesve

Te gjithe pjesetareve te policise qe do te jene te angazhuar ne diten e zgjedhjeve u jane shperndane broshura ne te cilat ne menyre strikte jane nenvizuar obligimet per sjelljen dhe intervenimin eventual te tyre ne diten e zgjedhjeve .

Kodi penal parasheh denime te larta per shkelesit e procesit zgjedhor dhe te gjithe atyre qe do te perfshihen ne incidente gjate zgjedhjeve . Sipas Ministrit te Drejtesise Mihajllo Manevski denime prej 3 deri ne 15 vjete jane parapare per te gjithe ata qe shkaktojne probleme mbushje kutish kercenime dhe incidente tjera ne diten e zgjedhjeve me 5 qershor . Nese ndonjeri ben presion ndaj qytetarit se si te votoje apo do te pengoje votimin mund te denohet me tre vite burg ka thene ministri Manevski. Ne zgjedhjet e fundit parlamentare 75 persona fizik dhe 15 juridik jane denuar per shkak se kane cenuar te drejten e qyetarit per votim ose kane bere manipulime ne vendvotime.

Autor Fatos Musliu/Shkup

Redaktoi Lindita Arapi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›