Fundi i nje arratie - Arrestohet i shumekerkuari Ratko Mlladiq

Ne emer te Republikes se Serbise ju njoftoj se eshte arrestuar Ratko Mlladiq. Keshtu u shpreh presidenti serb Boris Tadiq ne nje konference te jashtezakonshme per shtyp ku konfirmoi lajmin e arrestimit te Mlladiqit. Presidenti serb beri te ditur se Mlladiqi do te dorezohet ne Tribunalin e Hages ku akuzohet per krime lufte dhe gjenocid ne Bonje Hercegovine. Ne momentin e arrestimit ai eshte prezantuar me dokumenta fallso te personit me emrin Millorad Komadiq.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Boris Tadiq konfirmoi lajmin
Ashton Mlladiqi ne Hage
Mlladiqi eshte arrestuar ne prag te vizites se perfaqesueses se larte te BE-se per politiken e Jashtme baroneshes Catherine Ashton e cila kerkoi qe ai menjehere te transferohet ne Hage ku duhet te pergjigjet ndaj akuzave per krime dhe gjenocid. Tadiq tha se nuk pret ndonje zhvillim te rendesishem apo destablizim te Serbise per shkak te arrestimit te Mlladiqit. Presidenti serb konfirmoi se Mlladiqi eshte arrestuar ne Serbi por ai nuk deshi te flase per vendin dhe rrethanat e arrestimit. Ai theksoi se tani do te hetohen te gjitha rrethanat e fshehjes se Mlladiqit dhe do te nxirren para drejtesise te gjithe ata qe e kane ndihmuar te shumekerkuarin per krime lufte dhe gjenocid.
Me arrestimin e Mlladiqit ka perfunduar nje faqe e historise dhe eshte hapur nje mundesi e re qe te gjithe se bashku ne rajon te punojme per krijimin e nje shoqerie me te mire dhe me prosperitet per tere rajonin e Evropes Juglindore. Besoj se me kete jane hapur dyert e Serbise per negociata dhe per anetaresimin e ardhshem ne Bashkimin Evropian theksoi Tadiq duke shtuar se me arrestimin e Mlladiqit eshte hequr nje njolle e zeze nga Serbia nga qytetaret e saj dhe populli serb kudo ne bote.
Bildunterschrift Ratko Mladiq ne vitin 1996 buzeqesh teksa viziton trupat e serbeve boshnjake ne pervjetorin e katert te krijimit te ushtrise se serbve boshnjake
Reagime te shumta pas arrestimit te Mlladiqit
Presidenti Tadiq iu drejtua gazetareve edhe ne gjuhen angleze dhe kerkoi arrestimin e te gjithe te akuzuarve per krime te cilet permenden edhe ne raportin e Dick Martyt per krime dhe tregti me organe njerzore ne Kosove. Lajmi per arrestimin e Ratko Mlladiqit ka shkaktuar reagime te shumta. Sekretari i pergjithshem i NATO-s Anders Fogh Rasmussen pershendeti fuqishem arrestimin dhe gatishmerine per ekstradimin e Mlladiqit ne Hage. Arrestimi i Mlladiqit pas 16 viteve ofron mundesine e fitores se drejtesise tha ai.
Ish - kryeprokurorja e Tribunalit te Hages Carla del Ponta duke e quajtur kete nje lajm te shkelqyeshem tha se nuk ka me asnje pengese ne rrugen e afrimit te Serbise me Bashkimin e Evropian. Komisioneri per zgjerimin e BE-se Stefan Fuumlle tha se ky eshte nje hap historik i Serbise e cila po deshmon se e ka kuptuar mire esencen dhe rendesine e bashkepunimit rajonal.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Carla Del Ponte ish- kryeprokurorja e Tribunalit te Hages
Akuzat kunder kriminelit te luftes
Mediat serbe njoftojne se Mlladiqi eshte arrestuar ne afersi te qytetit Zrenjanin ku po vazhdojne bastisjet. Ish-komandanti i forcave serbe ne Bosnje-Hercegovine akuzohet ne Tribunalin e Hages per krime dhe gjenocid ne vecanti akuzohet per masakren e Srebrenices ku brenda nje kohe te shkurter forcat e armatosura serbe nen komanden e tij kane ekzekutuar rreth 8000 burra myslimane.
Aktakuza kunder tij eshte ngritur me 25 korrik te vitit 1995. Pervec per gjenocid ne Srebrenice Mlladiqi akuzohet edh per fushate spastrimi deportimi per torturime dhe vrasje gjate luftes se Bosnje-Hercegovines. Ai akuzohet edhe per terror dhe rrethimin e Sarajeves ne periudhen prej vitit 1992 - 1995.
Autor Bahri Cani
Redaktoi Lindita Arapi