Hidi: Do rikthehem në kombëtare
Ish portieri i Tiranës dhe kombëtares shqiptare nuk po kalon momente positive te skuadra e tij aaktuale, AEL Limasol në Qipro
Edhe pse nuk është më pjesë e kombëtares, portieri Isli Hidi vijon karrierën e tij sportive në Qipro me skuadrën e AEL Limasol. Në një intervistë për Gazetën e Sportit, Hidi ka rrëfyer gjithçka për karrierën e tij, dhe konkurrencën që ka në skuadrën ku ai aktivizohet.
Si e keni nisur karrierën si lojtar?
Që në moshë të vogël e kisha pasion futbollin dhe shpeshherë hidhesha në fushë kur luaja me shokët. Disa specialistë që më parë kanë qenë portierë më kanë thënë se do të kisha të ardhme, e cila nuk më ka munguar. Por duke marrë parasysh se në kampionatin shqiptar ka ulje-ngritje të bëjnë që të humbasësh edhe formën që një portier ka.
Unë kam dalë nga shkolla e Tiranës si lojtar. Tashmë gjendem në një moshë madhore dhe jam i kënaqur që jam pjesë e një skuadre. E keqja e çdo lojtari është kur është pa skuadër, pasi edhe stërvitja individuale nuk të shërben aq sa duhet sa të shërben stërvitja që zhvillon me skuadrën.
Tashmë që jeni pjesë e ekipit të AEL Limasolit në Qipro, si po vijon karriera juaj aty dhe në çfarë gjendje është skuadra ku ti aktivizohesh?
Po vijoj të jem pjesë e ekipit Qipriot dhe me thënë të drejtën nuk kam kaluar një formë të mirë. Kam hasur shumë vështirësi që prej kohës që kam ardhur tek kjo skuadër dhe normalisht po vijoj te kem ende. Natyrisht që të luash në një kampionat si ai Qiprios ke një konkurrecë të fortë përsa i përket katërkëndorit që ti mbron.
Jam aktivizuar në disa ndeshje edhe pse me thënë të drejtën dhe të tregohem realist nuk jam aktivizuar aq shumë, pra kërkoj më shumë nga vetja dhe nuk jam i kënaqur me minutat që trajneri më jep për tu aktivizuar. Duke marrë parasysh, se në skuadër është një atmosferë elektrizuese ndaj edhe jemi në një pozicion komod në tabelën e klasifimit. Kur bëhet fjalë se kush mund të jetë titullar unë apo argjentinasi, Matias Degran, për këtë vendos trajneri.
Keni pasur oferta këtë sezon?
Kam pasur oferta nga disa skuadra të tjera, por më duhet që mos ti bëj publike njëherë për njëherë, por ju heq fiksimin që nuk janë nga kampionati shqiptar meqë jeni shumë kurioz. E kam thënë dhe do ta rithem që medoemos do të rikthehem në formën time më të mirë dhe do ta kap sërish kombëtaren.
A i ke ndjekur ndeshjet e kombëtares
Natyrisht që po. Nuk ka mundësi që mos ti ndjek ,sidomos kur bëhet fjalë për ekipin kombëtar. Pastaj unë pres gjithnjë një ftesë nga De Biazi në ndeshjet në vijim, ndoshta ai e shikon me syrin e specialisit dhe mesa duket e ka parë formën time, kjo mendoj se është arsyeja e mosgrumbullimit tim në kombëtare.