E Shtunë, 31 Tetor 2026

Totti në piedistalin e legjendave

Kapiteni legjendar i Romës, Francesco Totti, ka bërë të ditur se ai do të udhëheqë ekipin e tij edhe për dy apo tri vite tjera.

Synim i 36-vjecarit është që ta bëhet golashënuesi më i mirë në histori të Italisë. Ai për momentin ka 227 gola të shënuara, por është fokusuar që ta thyejë rekordin e Silvio Piolas që ka shënuar 274 gola dhe është golashënuesi më i mirë në historinë e Serie A.

“I kam parë disa fotografi të Piolas, ai duhej të ketë qenë i madh. Ai i ka mposhtur mbrojtësit më shumë në kohën e tij, por tani është më vështirë të luash. Do të luaj edhe për dy a tri vite tjera”.

“Nëse do të kisha luajtur si sulmues që në fillim të karrierës, në këtë momente do t’i kisha 300 gola të shënuar”, tha Totti për Gazzeta dello Sport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›