Carvalho shpreson të ndeshet me Chelsean në finale

Mbrojtësi i Real Madridit, Ricardo Carvalho, beson se Chelsea është skuadra më e mirë në Angli dhe shpreson të luajë kundër ish-ekipit të tij në finalen e Ligës së Kampionëve.
“Unë vazhdoj të kem kontakte me lojtarët e Chelseat. Sa herë që ata thonë se kanë pasur një ndeshje të keq, unë iu them: "Jo, ju jeni ende të fortë”.
“Ata janë skuadra më e mirë në Angli dhe e di se çfarë do të thoshte për ta arritja në finale”.
“Chelsea është ndryshe, ata kanë ambicie për ta fituar atë (Ligën e Kampionëve), por Madridi e ka përjetuar atë më herët dhe dëshiron gjithnjë e më shumë”, ka deklaruar 32-vjeçari për The Guardian.