Balotelli s’është për Milan

Presidenti i Milanit Silvio Berlusconi ka thënë se sjellja jashtë fushës e Mario Balotellit do ta parandalon atë të vesh fanellën e Rossonerëve në të ardhmen. Sulmuesi i Manchester Cityt ka pushtuar ballinat për veprimet e tij të pahijshme në fushë dhe jashtë saj pas transferimit në Eastlands nga Inter gjatë verës së vitit të kaluar.
20 vjeçari spekulohej se mund të transferohet në Milan në fund të këtij sezoni por Berlusconi tha për Gazzetta dello Sport: “Ekziston një kod i Milanit rreth sjelljes dhe nuk mendoj se është i afërt me atë të Balotellit. Kohë pas kohe ai has në pengesa. Nuk mendoj se stili i tij na përshtatet neve”.
Balotelli është rritur si tifoz i Milanit ndërsa muajin e kaluar u la jashtë Kombëtares italiane për “shkeljen e kodit të sjelljes”.