Casillas: Se harrojmë Mourinhon, i besoj Ancelottit

Iker Casillas i është bashkuar Real Madridit pas disa javë pushimesh. Nga Los Anxhelosi, Casillas është paraqitur në një konferencë për shtyp.
"Si skuadër që jemi ne nuk bën të harrojmë kontributin e Jose Mourinhos që ka dhënë për Realin. Tani është radha e Ancelottit, një trajner që ka treguar që tani se është një fitues. Unë di të luftoj si gjithmonë për të qenë startues në skuadër.
Konkurrenca në skuadër është e mirëpritur për mua. Blerja e Bale ne mund të na bëjë edhe më të fortë. Ai është një nga 3-4 lojtarët më të mirë në Evropë tani" deklaroi Casillas./indksonline/