Casillas i ndërroj fjalët për Mourinhon!

Iker Casillas nuk ka vepruar ashtu siç edhe kishte paralajmëruar. Kapiteni i Spanjës dhe Real Madridit nuk e ka votuar Vicente Del Bosquen si zgjedhjen e parë për trajnerin më të mirë të vitit.
Vetë Casillas kishte treguar votat e tij për Topin e Artë ku kishte thënë se 5 pikë do ti jap Del BOsques, 3 Mourinhos dhe 2 Di Matteos. Në votat e publikuara nga FIFA, Casillas 5 i ka ndarë për Mourinhon, 3 për Del Bosques dhe 1 Di Matteos.
Ky votim i Casillas analizohet si një "frikë" e tij ndaj Mourinhos, sidomos pas ndeshjeve të fundit ku ka humbur vendin e titullarit në 2 ndeshjet e fundit në La Liga./indeksonline/