E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinho se shikoj Topin e Artë as në TV

Jose Mourinho nuk e bëri atë çka e tha. Trajneri i famshëm portugez kishte thënë se nuk do të udhëtoj ne Zurich në gala mbrëmjen e Topit të Artë sepse nuk ka kohë duke u arsyetuar me stërvitjet me Realin para ndeshjes me Celta Vigon.

Por vetë faqja e afërt me Realin "AS" e demanton Mourinhon. Ata kan publikuar foto të Mourinhos ku ai nuk ishte në stërvitjet me Realin.

Mourinho dje ka stërvitur deri në orën 12. Pastaj ka shkuar të pushoj, ndërsa në mbrëmje është parë duke shikuar djalin e tij në stërvitje me të rinjë i përcjellur nga dy shokë të tij.

Mou ceremoninë e FIFA-s jo vetëm që nuk e shikoj nga afër, por se nuk e shikoj as në TV./Indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›