Kthehet Balotelli, me 2 gola, humor e huqje

Mario Balotelli ka luajtur dje për skuadrën e dytë të Manchester Cityt në ndeshjen e ligës U21 ndaj Blackburn. Paraqitja me skuadrën e dytë të Cityt vlerësohet si një dënim nga Roberto Mancini pas problemeve të fundit me të.
Aktivizimi i Balotellit solli 2 gola për të rinjët e Cityt. Ai ishte në humor të mirë, duke bërë të gjithë të qeshnin kur filloj lojën me fanelën me numër 9 e jo me atë që e ka, me numër 45.
Por golat e tij nuk kënaqën fort pasi që Balotelli thuhet se ka humbur dy raste pranë portës së zbrazët duke bërë humor para portës së kundërshtarëve./Indeksonline/