Casillas i uritur për sukses

Portieri i Real Madridit Iker Casillas ka ritheksuar dëshirën e tij për sukses në Santiago Bernabeu.
30 vjeçari ka statusin legjendës në klub dhe është anëtar kyç i ekipit prej kur depërtoi në skuadrën seniore më 1999. Në mes tjerash, ai ka fituar katër tituj në La Liga dhe dy kurora të Ligës së Kampionëve, së bashku me sukseset në Kampionatin botëror dhe atë Evropian me Spanjën.
Por, Casillas është i uritur për suksese të reja. “Dua të vazhdoj të fitojë tituj. Do të doja trofeun e pestë në lift, një titull të dytë në Copa del Rey e një tjetër Kampionat botëror” tha ai.