E Diel, 1 Nëntor 2026

Ronaldo futbollist i madh, por Messi është numër 1

Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta ka lavdëruar yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo por theksoi se dihet se kush është futbollisti më i mirë në botë.

“Nuk kam çka të flas rreth asaj çka mendojnë ose brohorasin tifozët por për mua Ronaldo është futbollist i madh, njëri prej më të mirëve në botë” tha Iniesta për mediet spanjolle.

“Por, në këtë periudhë nuk ka dyshim se Messi është numër një. Në përgjithësi, këto janë gjëra që nuk më interesojnë aq sepse më tepër jam i përqendruar në ekip dhe fitimin e titujve” shtoi ai.

Iniesta adhurohet për sinqeritetin e tij. “Nuk luaj për tu bërë futbollisti më i mirë në botë dhe nuk brengosem se a jam apo nuk jam i tillë. Luaj futboll, ky është pasioni im, jam në klubin më të mirë në botë dhe gëzohem kur fitojmë tituj” përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›