Casillas "i uritur" për tituj

Portieri i Real Madridit, Iker Casillas, thotë se ai është më i uritur se kurrë më parë për të fituar tituj.
“Dua të vazhdoj të fitoj tituj. Do të doja trofeun e pestë në ligë, titullin e dytë të Kupës së Mbretit, edhe një titull tjetër të Kupës Botërore... Kjo është ambicia ime”.
“Çelësi për të fituar tituj janë ambiciet, forca shtytëse dhe shpresa. E para është shumë kërkuese së pari individualisht dhe pastaj kolektivisht. I këshilloj fëmijët të cilët e dëshirojnë këtë të luftojnë për ëndrrat e tyre. Si fëmijë shpresoja të jem portier i Real Madridit dhe ia arrita. Ajo çfarë është e rëndësishme, ata duhet t`ju shtyjë përpara”, ka thënë Casillas.