Cassano thyen dorën

Telashet e Interit nuk kanë të ndalur. Listës së lojtarëve të lënduar i është shtuar edhe Antonio Cassano. Ylli italian ka thyer dorën e djathtë në stërvitjet e skuadrës.
Nuk përjashtohet që Cassano të futet në operacion pasi që dëmtimi duket i rëndë. Ky është lojtari i nëntë i lënduar tek Interi duke shtuar krizën te skuadra e Stramacionit./indeksonline/