E Shtunë, 31 Tetor 2026

Romario "e din" kampionin e botës

Ish-ylli i futbollit brazilian, Romario, kampion bote në USA '94, ka pak besim se Brazili do ta ngrejë trofeun në Kupa e Botës 2014. Sipas tij, përfaqësuesja që do të triumfojë në këtë kompeticion do të jetë Gjermania. Aktualisht ai është deputet në Parlamentin brazilian dhe angazhimi politik nuk e lejon që të gjykojë punën e bërë nga trajneri aktual Skolari.

Por, pavarësisht kësaj, ka bindjen se Brazili s’ia del dot ndaj "pancerave": "Gjermania do ta fitojë Kupën e Botës", tha ish- sulmuesi i Barcelonës.

"Nëse Brazili vazhdon që të luajë ashtu siç ka luajtur më parë, atëherë duke pasur parasysh rritjen që kanë përfaqësueset rivale, mundësitë tona për fitore në Kupën e Konfederatave dhe në Kupën e Botës nuk janë shumë pozitive", deklaroi Romario.  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›