E Diel, 1 Nëntor 2026

Catherine Zeta Jones shtrohet në klinikëvuan nga depresioni

BRITANI E MADHE-  Aktorja britanike Catherine Zeta Jones, 41 vjece është shtruar në një klinikë psikiatrikë e cila është duke u kuruar nga depresioni.

Ajo vuan vjen disa kohësh nga një lloj sëmunjde që quhet sindromi i bipolarizmit, një sëmundje që ka ndryshim humori nga një gjendje euforike në depresion brenda pak castesh. Lajmi është bërë i ditur nga e përditshmja amerikane "Los Angeles Times" ku shpjegon se Zeta Jones ka kaluar një vit mjaft stresues e të veshtirë përkrah bashkëshortit të saj Michael Douglas i cili pati nje luftë të vështirë kundër sëmundjes së kancerit, luftë e cila përfundoi sukseshëm.
 "Pas stresit të viteve të shkuara, Catherine vendosi të bëjë një pushim të shkurtër në një qendër të specializuar për trajtimin e këtyre çrregullimeve maniako-depresive'', dhe që tani ajo është shumë mirë dhe me një dëshirë të madhë për t’u khtyer në punë- deklaroi Cece Yorke, agjenti i aktores.

Zeta-Jones në vitin 2003 merr çmimin OSCAR për rolin e dytë më të mirë në prezantimin e “ Chicago”nga regjisori Rob Marshall, Catherine Zeta-Jones u bë e njohur për karrierën e saj në Hollyëood veçanërisht ë filmat “Traffic”, “Ocean’s Twelve” dhe në “Maska e Zorros”
(e.c/lastampa/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›