E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libri rrezikon te kthehet ne mall tregtimi

Shoqeria e Librit Shqip prezantoi veten dje ne Biblioteken Kombetare ne Tirane duke e cuar ne tre numrin e shoqatave per librin brenda territorit shqiptar. Ne nje konference per shtyp drejtuesit e shoqates Ardian Klosi dhe Arlinda Dudaj pohuan se arsyeja kryesore pse krijohet Shoqeria e Librit Shqip eshte qe botuesit e permes tyre shkrimtaret perkthyesit te gjithe njerezit e kultures te kene mundesi me te mira te perfaqesimit te librit ne gjuhen shqipe.

Nepermjet nje deklarate te perbashket te disa botuesve qe jane shkeputur nga Shoqata e Botuesve Shqiptare ata bene te ditur konstatimin se ne Shqiperi Kosove e ne vende te tjera ku shkruhet dhe botohet ne gjuhen shqipe verehet shtimi i titujve nga autore origjinale e sidomos nga ata te perkthyer por edhe pakujdesi ne paraqitjen e librit perkthime te pakontrolluara dhe sidomos mosrespektim i se drejtes te autorit.

Ne panaire kombetare mbizoteron shpesh shtytja per te shitur me cdo kusht dhe jo deshira per paraqitje sa me dinjitoze dhe estetike te librit shqiptar. Ne panaire te rendesishme nderkombetare te librit Shqiperia ose paraqitet varfer ose nuk paraqitet fare. Stendat tona nuk perbejne ngjarje kulturore por banaqe per librin. Libri rrezikon te kthehet ne nje mall te thjeshte tregtimi. Keto jane disa nga shqetesimet qe paraqiten botuesit ne Biblioteken Kombetare pak dite para festimeve te Dites Nderkombetare te Librit.

Kjo Shoqeri merr persiper te perfaqesoje interesat e botuesve shqiptare qe aderojne ne te kundrejt institucioneve shteterore dhe organizmave te ndryshme nderkombetare qe kane te bejne me librin dhe me kulturen.

ShLSh eshte e organizuar me parimin e sindikates se lire. Te gjithe anetaret e saj jane me te drejta te barabarta paguajne kuotizacionin dhe jane pjese e vendimmarrjes ose ne menyre te drejtperdrejte ose te perfaqesuar nga kryesia e ShLSh. Kryesia e ShLSh perterihet me parimin e rotacionit cdo dy vjet. Kryetar i pare u zgjodh dr. Ardian Klosi sekretare e kryesise Arlinda Dudaj.

Deri tani jane anetare te ShLSh ne rendin alfabetik Botimet Dudaj Botimet IDK Botimet kb Botimet Kult Botimet Omsca Botimet Skanderbeg Books Botimet Toena. Anetaresia eshte e hapur edhe per cdo botues tjeter qe respekton parimet e mesiperme dhe pranon organizimin e brendshem te Shoqerise.

Qysh javen e ardhshme ShLSh do te organizoje aktivitetin e saj te pare Panairin e Librit te Vlores. Ftohen te marrin pjese ne te pavaresisht anetaresise ose jo ne ShLSh te gjithe botuesit e librit shqip.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›