Cavani VS Roma, derbi me shumë gola

Napoli e ka mposhtur Romën me rezultat 4 me 1 në derbin e javës në Serie A. Edinson Cavani ishte figura kryesore e ndeshjes pasi që shënoj 3 gola në këtë ndeshje.
Minuta e 4, 48 dhe 70 ishin minutat kur Cavani bombardoj Romën. Osvaldo shënoj për 3 me 1 në minutën e 72. Maggio i dha goditjen e fundit Romës me golin e shënuar në minutën e 90 të ndeshjes.
Pas kësaj fitoreje Napoli mbetet në pozitën e tretë me 37 pikë ndërsa Roma në pozitën e gjashtë me 32 pikë./Indeksonline/