Mourinho: Fajtorë tifozët për Adan

Jose Mourinho ka fajësuar tifozët për përjashtimin e portierit Adan që në minutën e gjashtë të ndeshjes. Mourinho tha se tifozët nuk po e respektojnë portierin e dytë të Realit duke bërë që ai të merr gjërat me nervozë.
"Personalisht nuk më penguan fishkëllimat që bënë tifozët. Është e përsosur për mua nëse tifozët më fishkëllejnë para ndeshjes dhe pastaj e mbështesin skuadrën gjatë ndeshjes. I kam thënë edhe portierit Adan se mund të fishkëllehet, por jo ai, sepse fishkëllimat nuk janë për të por për mua. Adan ka munges respekti nga tifozët tonë. Ai në fushë i mori gjërat ne presion dhe u përjashtua shpejt" deklaroi Mourinho./Indeksonline/