"Fat që si shënuam Barcës, do na bënin 12-1"

Trajneri i Espanyol, Javier Aguirre ka thënë se për të dhe të gjithë në La Liga është luksoze që luajnë në një kampionat me një skuadër siç është Barcelona. Aguirre është i "kënaqur" me humbjen duke e arsyetuar atë në një mënyrë
"Është luks për ne të gjithë që luajmë në një ligë me Barcelonën. Të shikosh ata duke luajtur duhet ndalur të mendosh se si ata mund të bëjnë atë lojë. Ne bëmë më të mirën në fushë sepse ishte e pamundur të luash ndaj tyre. Po ti shënonim në pjesën e parë një gol, mund ta bënim 2 me 1, por ata në atë ritëm ne do na bënin 12 me 1. Ata janë në nivelin më të lartë të mundshëm dhe është kënaqësi vetëm ti shikosh duke luajtur" deklaroi Aguirre./Indeksonline/