E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cavez përqesh rivalin e tij politik

Presidenti i Venezuelës, Hugo Chavez, ka përqeshur idenë e një debati ballë për ballë me rivalin e tij, Henrike Kapriles, në zgjedhjet presidenciale të vendit.

Chavez, i cili është regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhje, pavarësisht betejës njëvjeçare me kancerin, tha se ai do të vihej "në siklet" në një debat me Kaprilesin, duke thënë se në vend të tij do të donte të përballej me “një njeri shumë të rëndësishëm” në zgjedhje.

Chavez, 57 vjeç, rivalin e tij e cilësoi si “askushi”.

Zgjedhjet janë caktuar për 7 tetor.

Sondazhet e ndryshme të opinionit kanë treguar se Chavez udhëheq, edhe pse më shumë se një e treta e votuesve janë të pavendosur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›