E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjenerali kolumbian akuzohet për trafik me drogë

Një gjeneral i tërhequr i policisë kolumbiane, i akuzuar për përfshirje në trafikun e drogës, deklaroi se do të përballet me akuzat e ngritura ndaj tij.

Një gjykatë amerikane ka akuzuar gjeneralin Mauricio Santoyo se ka ndihmuar kartelet kolumbiane të drogës dhe paraushtarakët e krahut të djathtë për të trafikuar kokainë në Meksikë dhe SHBA.

Ai dyshohet se i ka kryer këto krime gjatë kohës që ishte në detyrën e shefit të sigurisë së presidentit të dikurshëm kolumbian, Alvaro Uribe. Ky i fundit i ka kërkuar gjeneralit që të japë llogari për akuzat.

Gjykata amerikane e rajonit lindor të Virxhinias e akuzon gjeneralin Santoyo për komplot me qëllim shpërndarjen e kokainës, në dijeni se ajo do të hynte ilegalisht në Shtetet e Bashkuara.

Santoyo dyshohet se ka ndihmuar kartelin e quajtur Zyra e Envigados dhe paraushtarakët e fraksionit AUC, për të trafikuar drogë përmes Meksikës dhe Amerikës Qendrore për në Shtetet e Bashkuara.

Sipas akuzës, ai u ka dhënë informacione të mbledhura nga forcat kolumbiane të sigurisë grupeve kriminale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›