E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cazorla frikësohet për Botëror

Mesfushori i Villarrealit dhe i Spanjës, Santi Cazorla ka shprehur frikën e tij rreth mosparaqitjes në Kampionatin botëror 2010, derisa është duke u rikuperuar nga lëndimi.

25 vjeçari ishte operuar në shkurt, por ka treguar pak shenja të rikuperimit nga ajo kohë. Cazorla frikësohet se do të mungojë në pjesën e mbetur të sezonit dhe mund të mos jetë i gatshëm për Kampionatin botëror, që fillon në qershor.

“Nuk mund të them nëse do të kthehem këtë sezon. Tani kam shumë dyshime dhe ndjenja negative”, tha Cazorla.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›