Çamët presin nesër qëndrimine PS dhe PD për Rezolutën
Partia Socialiste pritet që të paraqesë ditën e premte qëndrimin e saj lidhur me Rezolutën çame që është dorëzuar pak kohë më parë në Kuvend. Anëtarët e Komisionit të Jashtëm do të dëgjojnë qëndrimet e dy palëve lidhur me këtë rezolutë.
Ndërkohë që nga PS është zgjedhor relator deputeti i PS Qemal Minxhozi dhe nga e djathta, Fatbardh Kadilli. Pritet që qëndrimi i sotëm i këtij komisioni të jetë dhe një sprovë për dy partitë për koalicionet edhe pse PDIU është në kaolicion me të djathtët.
“Rezoluta njeh, mbështet, dhe angazhohet për nevojën e restaurimit të të gjithë të drejtave të shqiptarëve çamë, dikur nënshtetas grekë, në përputhje me rrethanat e reja, sipas parimeve të legjislacionit ndërkombëtar mbi gjenocidin, spastrimin etnik, procesin e rregullt ligjor, mosdiskriminimin mbi bazë të kombësisë, e parimet e tjera të ndërlidhura me to si dhe frymën e Traktatit të Miqësisë midis dy vendeve”, thuhet në qëndrimin e këtij komisioni.
Pak kohë më parë Idrizi u shpreh se rezoluta çame është ligji i katërt që po mban peng integrimin e Shqipërisë. Ai ka thënë se partitë politike në Shqipëri duhet të përqendrohen më shumë në interesat kombëtare.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (plint) 04.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)