E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çamët protestë para delegacionit të KE-së

Çamët kanë zhvilluar një protestë para delegacionit të KE-së në Tiranë, ku me anë të parrullave kanë bërë apel për zgjidhjen e çëshjes së tyre. Sipas tyre, nuk mund të ketë anëtarësim në Bashkimin Europian pa u zgjidhur çështja e të drejtave të njeriut.
Dy deputetët e Partisë për Drejtësi dhe Unitet, Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri ka zhvilluar nëj takim me kreun e delegacionit të KE-së në vendin tonë , Helmut Lohan dhe i kanë dorëzuar atij një promemorie.
Deputeti i PDU-së, Shpëtim Idrizi tha se çamët kërkojnë që Greqia të pranojë fajin për genocidin dhe njëkohësisht dëmshpërblim për familjet e viktimave.
"Kërkojmë gjithashtu edhe restaurim të së drejtës së pronës", theksoi ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›