E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ban Ki Moon i kundërpërgjigjet e-maileve të dërguara nga Universiteti Britanik


Sekretari i përgjithshëm Ban Ki Moon tha të hënën se e-mailet e dërguara nga një universitet britanik nuk kanë ndikuar aspak në pikëpapmjet e Kombeve të Bashkuara për çështjen e klimës.
"Asgjë që është publikuar për publikun nuk ka ndryshuar mesazhin e çështjes së klimës. Mesazhi është i qartë. Ndryshimet klimaterike po ndodhin më shpejt se sa ne kishim parashikuar.Për këtë dëm ne njerëzit jemi shkaktarët kryesorë"-tha Ban Ki Moon. Ban reagoi pas një e-maili të dërguar nga një universitet në lindje të Anglisë, i cili tregoi përpjekjet e disa shkencëtarëve për të rritur kredibilitetin e ndryshimeve klimaterike në kurriz të skeptikëve.
"Unë jam tepër optimist për arritjen e një marrëveshjeje në samitin e Kopenhagenit, i cili pritet të jetë efektiv në financë, teknologji dhe në ndryshimet klimaterike."-tha Ban Kim Moon para gazetarëve.
Gjithashtu kjo marrëveshje do të ketë një ndikim të menjëhershëm shtoi ai.
Ndërkohë sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara dënoi një seri sulmesh me bomba me makinë që vranë të paktën 425 persona në zona të ndryshme të Bagdadit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›