Çaste prekëse në BBA

Big Brother vazhdon tu jape udhëzime të tjera banorëve në lidhje me sekretet. Ata duhet të kenë kujdes, sepse secili sekret do të zbulohet përmes llojit të vetë indikacionit. Banorëve tashmë u janë dhënë 2 indikacione që i përkasin respektivisht dy sekreteve.
Sot banorët u njohën me indikacionin e tretë, i cili i përket sekretit të tretë.
Në ekranin e madh të shtëpisë, banorët shikuan një kolazh filmash. Prova ishte individuale dhe secili duhej ta mbajë të fshehtë zbulimin e indikacionit. Ai banor që mendon se ka zbuluar indikacionin, duhet ta komunikojë atë vetëm në dhomën e rrëfimit. Ata duhet të zbulojnë llojin e sekretit dhe banorin të cilit i përket.
Pasi kolazhi i filmave ka përfunduar, banorët ndiheshin ende si të hutuar nëpër shtepi. Reagimet kanë qenë të njejta, që kolazhi i filmave i ka prekur të gjithë, madje edhe tema ishte prekëse.
Shpendi dukej shumë dyshues tek banorët dhe me përfundimin e kolazhit ai i shikoi të gjithë me sy dyshues.
Elona tha që ndihet shumë e prekur nga këto filma me temë prekëse familjare. Ndërkohë që Eldora nuk reagoi fare, ajo dukej terësisht e hutuar dhe qëndronte në një vend.Joana tha se Eldora do jetë prekur më shumë, sepse i ati i saj ka ndërruar jetë kur ajo ka qenë në klasë të tetë. Banoret biseduan për baballarët dhe se sa të rëndësishëm janë ata. Joana tha se i ati i saj është idhulli i saj, duke i treguar banorëve të tjerë edhe për investimin që ka bërë ai per shkollimin e saj. Marselini i qëndroi pranë Eldorës dhe dukej sikur e ndjente dhimbjen e saj. Eldora tha se ka njerëz të cilët e kanë babain dhe nuk kanë raporte të mira, ndërsa disa të tjerë duan ta kenë per të pasur raporte të mira, por nuk e kanë mundësinë. /Indeksonline/