E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çavez: Obama nuk e meriton çmimin “Nobel”

Hugo Çavez lavdëroi Obamën personalisht, por kritikoi administratën e tij për  politikat "imperialiste". Ai pohoi gjithashtu se mendoi që ishte një gabim kur kishte lexuar njoftimin se udhëheqësi amerikan kishte fituar çmimin.

"Çfarë ka bërë Obama për të merituar këtë çmim? Juria i ka mbështeur vlerësimet tek shpresa e tij për një botë pa armë bërthamore, duke harruar rolin e tij në qëndrimin e batalioneve amerikane në Irak dhe Afganistan dhe vendimin e tij për të dislokuar baza të reja ushtarake në Kolumbi", shprehet Çavez në një shkrim të publikuar në shtypin e shkruar.

"Për herë të parë, po shohim se çmimi është marrë nga një person që nuk ka bërë asgjë për ta merituar, pra është shpërblyer dikush vetëm për një dëshirë që është shumë larg nga të qenit realitet", vijoi më tej ai.

Kreu i shtetit amerikano-jugor deklaroi se dhënia e çmimit "Nobel" Obamës është njëlloj sikur t'i japësh një lojtari bejzbolli një çmim të rëndësishëm, vetëm sepse deklaron se do të fitojë 50 ndeshje të këtij sporti dhe do të elimonojë 500 lojtarë.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›